Shqiptarja Buta Biberaj është zgjedhur prokurore në qarkun Loudon, Virginia, SHBA.
Ajo ka fituar garën në zgjedhjet e mbajtura dje në SHBA ndaj rivales së saj, Nicole Wittmann. Biberaj fitoi 52,303 vota (49.5%), ndërsa kandidatja Nicole Wittmann mori 50,218 (47.5%)
Biberaj ka më shumë se 25 vite përvojë në fushën juridike. Ajo ka punuar si avokate dhe për 11 vjet radhazi ka qenë e angazhuar edhe si zëvendësgjykatëse në këtë qark.
Buta Biberaj, për disa muaj tani, ka zhvilluar një fushatë mbresëlënese për këtë post, duke siguruar edhe mbështetjen e gazetës së famshme të kryeqyteti amerikan, The Washington Post dhe përkrahjen e shumë personaliteteve të politikës dhe drejtësisë amerikane, përfshirë edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara, në administratën e Presidentit Obama, Eric Holder.
/GazetaShqip/