Hillary Clinton ka vlerësuar Kim Kardashian duke e konsideruar atë një inspirim.
Deklaratën, ish-Sekretarja amerikane e shtetit e bëri gjatë një interviste televizive. Clinton solli në vëmendje se e kishte takuar Kim për herë të parë muajin e shkuar në Los Angeles.
Kandidatja demokrate për presidente e SHBA, e cila realizoi edhe një selfie me yllin e reality tha: “Ishte vërtetë kënaqësi t’a takoje Kim. Mu duk një njeri shumë i ngrohtë dhe i dashur. Kishte një mënyrë tepër të këndshme për të prezantuar bashkëshortin e saj, sikur nuk e njihja kush ishte”, u shpreh Clinton.
67-vjeçarja vijoi më tej duke thënë: “Të gjithë, në mënyrën tonë mund të jemi inspirues dhe jam e sigurt që shumë njerëz e shohin Kim si një person që çdo mëngjes zgjohet me ide të re, sesi ta bëjë ditën më të suksesshme”.
Sa i përket bashkëshortit të Kim, i cili pak kohë më parë deklaroi se do të kandidojë për president në 2020, Clinton tha se, nëse do të jetë duke rikandiduar do t’i kërkojë West që të presë edhe 4 vite të tjera, në të kundërt, ajo do t’i ofrojë këshillën e saj për fushatën elektorale.