Hilary Duff zyrtarizon divorcin

Hilary Duff “i ka dhënë duart” zyrtarisht bashkëshortit të saj prej katër vitesh Mike Comrie.

Pasi kanë jetuar të ndarë për një vit, aktorja tashmë ka plotësuar dokumentat e divorcit.
Sipas lajmit që ka shpërndarë TMZ, Duff ka dhënë si shkak mospërputhjen e karaktereve si dhe ka kërkuar të jetë kujdestarja kryesore e djalit të tyre Luca, që muajin e ardhshëm bën 3 vjeç.
Lajmi i zyrtarizimit të divorcit vjen pasi Comrie, sipas raportimeve, ka kaluar një natë duke pirë në clubet e Beverly Hills, ku thuhet se edhe ka ngacmuar kamarieren e restorantit “Mastros”.
Sipas TMZ, Duff dëshiron që ish-bashkëshorti të ketë të drejtë të takoje të birin, por megjithatë është e shqetësuar sa i përket party-ve të tij.
Edhe pse të dy jetonin të ndarë, nuk mendohej se divorci shihej si mundësi, veçanërisht pasi çifti është parë disa herë bashkë në sjellje mjaft të afërta.

Advertisement