Hidhet shorti i Champions League, përballje gjigantësh në çerekfinale!

Me tetë ekipet më të mira në Evropë ishte e pashmangshme që goglat do të rezervonin përballje të forta. Faza çerekfinale e Champions League pritet të jetë fantastike, kjo pasi goglat përplasën favoritet ndërmjet tyre:

Bayern Munich do të përballet me Arsenal. Atletico Madrid, ekipi që eliminoi Inter, do të përballet në këtë fazë me B.Dortmund. Një përballje fantastike është ajo mes dy favoritëve kryesorë. Man.City, ekipi kampion në fuqi, do të përballet me Real Madrid, pa diskutim përballja më e fortë në këtë fazë. Përballja tjetër në këtë sfidë është PSG-Barcelona

Advertisement

Atletico Madrid – Borussia Dortmund
Barcelona – Paris Saint-Germain
Real Madrid – Manchester City
Arsenal – Bayern Munich.