U hodh në Nion të Zvicrës shorti i fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampioneve.

Goglat kanë rezervuar dy përballje shumë të vështira për skuadrat spanjolle. Real Madrid – PSG dhe Barcelona – Çelsi janë sfidat që pritet të dhurojnë shumë emocione. Me fat Mançester Siti, Bajerni dhe Mançester Junajtid të cilët do të ndeshen me kundërshtarë relativisht të lehtë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Një takim mjaft interesant pritet të jetë dhe ai mes Juventusit dhe anglezëve të Totenhem. Ndeshjet e para do te luhen ne datat 13, 14 dhe 20, 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit ne 6, 7 dhe 13, 14 mars 2018.

Shorti-Përballjet e 1/8-ve

Juventus-Totenhem
Bazel-Mançester Siti
Porto- Liverpul
Sevilja- Mançester Junajtid
Real Madrid – PSG
Shakhtar – Roma
Çelsi – Barcelona
Bajern Mynih – Beshiktash