Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në kryeqytet.
Sipas informacioneve të para bashkëshortja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj është hedhur nga pallati. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur sot në orën 13:16 ku 37-vjeçarja E.Hallunaj është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e pestë.
“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasha”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E.H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
37-vjecarja Enkelejda Hallunaj, ishte me profesion stomatologe dhe punonte pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal në Tiranë.
Hallunaj u konfirmua dje në detyrë nga KPK duke kaluar vettingun. Gjyqtari doli i pastër në tre shtyllat e kontrollit dhe nuk u konstatuan problematika me pasuritë e tij. Por rikonfirmimi i tij në detyrë solli pakënaqësi tek opozita, e cila rikujtoi vendimin e gjyqtarit Hallunaj për lirimin e Arben Frrokut./BallkanWeb/