Heq dorë nga aktrimi?! Albano Bogdo e jep vetë përgjigjen (Video)

Para pak kohësh në mediat rozë u përfol se aktori i humorit, Albano Bogdo do të hiqte dorë nga aktrimi.

Por nuk mbaroi me aq, pasi pak më parë ai postoi një video ku thoshte sërish që do ta linte aktrimin.

Advertisement

Mesa duket dhe kjo ka qenë një lojë e aktorit për ti ngacmuar pak të gjithë dhe këtë e ka treguar vetë ai me një video të postuar pak më parë në Instagram.

“Më mori Angela Merkel në telefon dhe më tha që është kusht i panegociueshëm i hapjes së negociatave kshuqë ti kthehem aktrimit apo ta lë Shqipërinë në m*t? Nuk mund tju lë dot jashtë BE-së, më vjen keq, kur të futemi do e lë pastaj. Më falni që ju zhgënjeva juve që mezi po prisnit ta lija”,- shprehet Albano Bogdo në videon e postuar.

Pra, Albano nuk do të shkoj asgjëkundi, por do të vazhdojë t’ju bëj për të qeshur në Apartamentin 2XL.