Heidi Klum, ndryshimi me dhe pa makeup

Para dhe gjatë përgatitjeve për ndonjë set, supermodelja Heidi Klum ka vendosur të bëjë disa foto vetë, për të dokumentuar ndryshimin që ndodh kur je me dhe pa makeup.
Në fotografinë e parë, shohim modelen me fytyrë të freskët, flokë të kapur dhe pa asnjë grimcë makeup.
Në foton tjetër e shohim me syrin me bisht, vetulla të pikturuara, konturim të fytyrës dhe buzë rozë. Sigurisht dhe me flokë komplet ndryshe.
Ky po që është transformim!
Kjo nuk është hera ë parë që Klum poston foto të tilla krahasuese.
Në 2012 ajo ka pozuar pa makeup për bamirësi, duke dhënë sërish prova se ajo nuk ka nevojë për makeup që të duket e mrekullueshme.

Advertisement