Lori Hoxha feston sot ditëlindjen dhe urimin e parë (publik) e ka marrë nga motra e saj, Sara. Ajo ka postuar një foto të Lorit me Ruya-n dhe shkruan fjalët më të bukura që mund të lexojë një motër e që me siguri e kanë emocionuar Lorin.
“Vajzat e mia të preferuara. Gëzuar ditëlindjen L. Gjatë gjithë jetës sonë ia kemi mbajtur dorën njëra-tjetrës në çdo hap dhe sot jam krenare të them që ti nuk ke më nevojë për timen. Edhe pse rrugët tona janë të ndryshme, ti dhe unë do jemi gjithmonë mbështetëset e njëra-tjetrës. Vazhdo ji vetvetja dhe tregoji botës çfarë di të bësh”, janë fjalët e Sarës.