Has | FRD: na besoni më 23 qershor dhe na kërkoni llogari më 24 qershor

Fryma e Re Demokratike zhvilloi sot një bashkëbisedim me banorët e Hasit. Në takim morën pjesë dy nënkryetarët e FRD-së, Aleksandër Biberaj dhe Daut Gumeni. Në takimin në Krumë z. Biberaj u shpreh se “politika e ndjekur nga Kryeministri aktual e ka çuar Shqipërinë drejt lindjes”, duke shtuar se 2013-ta do të jetë viti i shkëputjes së Shqipërisë nga ndikimet sllavo- komuniste. Malsorët hasjanë, tha ai, nuk janë përkulur as para pushtuesve të huaj, as para komunizmit dhe nuk do përkulen as para pseudo-demokratëve. Ai shtoi se FRD do të jetë një forcë që do të mbajë premtimet, na besoni më 23 qershor dhe na kërkoni llogari më 24 qershor”.

Advertisement