Harvey Weinstein kthehet në statujë prej ari dy ditë para ndarjes së çmimeve Oscar (Foto)

Një statujë e artë e veshur me rroba gjumi, që i ngjason Harvey Weinstein është vendosur në Hollywood.

E gjithë kjo para ceremonisë së Oscar-ëve të së dielës, ku pritet edhe të protestohet për  producentin e skandaleve seksuale.

Advertisement

Skulptura, e titulluar Casting Couch, është një bashkëpunim midis artistit nga Los Angeles, i njohur si Plastic Jesus dhe artistit Joshua “Ginger” Monroe.

Plastic Jesus tha se skulptura synon të vërë në qendër të vëmendjes rolin turpërues të producentit.

Harvey 65-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe përdhunim prej rreth 100 grave. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.

Shumë nga veprat e pretenduara thuhet se kanë ndodhur në dhomat e hoteleve, ku kishte veshur rroba si ato të statujës.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar pritet të mbahet të dielën në Los Angeles.