Një statujë e artë e veshur me rroba gjumi, që i ngjason Harvey Weinstein është vendosur në Hollywood.
E gjithë kjo para ceremonisë së Oscar-ëve të së dielës, ku pritet edhe të protestohet për producentin e skandaleve seksuale.
Skulptura, e titulluar Casting Couch, është një bashkëpunim midis artistit nga Los Angeles, i njohur si Plastic Jesus dhe artistit Joshua “Ginger” Monroe.
Plastic Jesus tha se skulptura synon të vërë në qendër të vëmendjes rolin turpërues të producentit.
Harvey 65-vjeçar është akuzuar për ngacmim seksual, sulm dhe përdhunim prej rreth 100 grave. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat për seks jo konsensual.
Shumë nga veprat e pretenduara thuhet se kanë ndodhur në dhomat e hoteleve, ku kishte veshur rroba si ato të statujës.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar pritet të mbahet të dielën në Los Angeles.