Harry Styles në lidhje të re! Kush është bloggerja që i ka marrë zemrën?

Nuk ka shumë kohë që u nda me Olivia Wilde, e Harry Styles ka nisur një romancë të re. Pavarësisht se ai udhëton nga qyteti në qytet, Stiles ia del dhe gjen kohë për jetën e tij personale.

Sipas një raportimi të Daily Mail, këngëtari i njohur është në një lidhje të re romantike.

Advertisement

Bëhet fjalë për Yan Yan Chan, një bloggere e cila ndodhet në Australi për koncerte. Njohja e tyre nisi përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe përfundoi në një takim, e më pas me një udhëtim.

Një tjetër element që ndoshta “dëshmon” për partneren e re është fakti se ai e ndjek atë në rrjetet sociale.

Yan Yan Chan, e cili punon edhe si modele, është fotografuar në një nga koncertet e Styles në Australi, ndërsa një burim pranë yllit tha se “Harry-t i pëlqen të ketë shoqëri të mirë derisa është larg shtëpisë. Dhe Yan Yan është shumë argëtues.”