Harry dhe Meghan kthehen në Evropë, blejnë shtëpi në këtë shtet.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë blerë një shtëpi në Evropë dhe më saktësisht në Portugali.

Shtëpia e re e Sussexes ndodhet në Melides, një qytet bregdetar në zemër të rajonit Alentejo, në jug të Lisbonës. Me plazhet e tij të arta dhe peizazhet natyrore që të lënë pa frymë, është e lehtë të kuptosh pse çifti zgjodhi këtë vendndodhje për rezidencën e tyre të re evropiane.

Advertisement

Por Harry dhe Meghan nuk janë të vetmit anëtarë të familjes mbretërore që tërhiqen nga ky destinacion. Kushërira e Harry-t, Princesha Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank tashmë kanë një shtëpi në të njëjtën zonë.

Kthimi i Harry dhe Meghan në Evropë ka ngjallur kuriozitet të madh, sidomos brenda familjes mbretërore britanike. Shumë po pyesin nëse Harry dhe Meghan po planifikojnë një afrim me Londrën dhe familjen mbretërore. Shtëpia e re përfaqëson një lëvizje të rëndësishme strategjike për çiftin, veçanërisht sepse do t’u garantojë atyre një pikëmbështetje në Evropë.

Dy vite më parë çifti u urdheru nga Mbreti Charles për të lënë ish-rezidencën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage. Kjo do të thotë se që atëherë ata nuk kanë shtëpi në Londër ku të kthehen.

Duke jetuar përgjithmonë në Kaliforni, ku ata banojnë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, prona e re në Portugali do t’u ofrojë atyre mundësinë për të ndaluar më lehtë në udhëtimet transatlantike për të ndjekur ngjarje publike, ose ndoshta për të vizituar familjen mbretërore.