Nga roli në rol dhe të tjera aktivitete ai ka mundur t’i shtojë llogarisë së tij bankare rreth 46.5 milion $. Që nga qershori 2008 e deri më sot, ka qenë pikërisht filmi “Indiana Jones” episodi i katërt, një nga sagat kinematografike më të suksesshme. Në vendin e dytë të këtij klasifikimi gjejmë Adam Sandler me 55 milion $ e në vendin e tretë 45 milion $ falë interpretimeve në “Hancock” dhe “7 shpirtrat”. Në vendin e katërt dhe të pestë me fitime të barabarta prej 40 milion $ gjenden Eddie Murphy dhe Nicolas Cage, i gjashti Tom Hanks me 35 milion $ e në të shtatin një tjetër Tom, por me mbiemër Cruise me 30 milion $. Të fundit të renditur në top 10-ëshe janë Jim Carrey me 28 milion $, Brad Pitt me 28 milion $ dhe Johnny Depp që nga 71 milion $ të fituar një vit më parë, këtë herë renditet në vendin e 10-të me 27 milion $.