Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook nga Franca.

Haradinaj ka thënë se si popull i Kosovës nuk i janë trembur tankeve të  Millosheviçit, jo më fletë-arresteve të tyre.

Advertisement

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

“Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera, siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lëre më nga fletë-arrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji, Ramush Haradinaj”.