Happy BDay Baby…

Tashmë Jay – Z është një pronar krenar i një Bugatti Veyron Grand Sport, makina më e shpejt në botë që kushtoi 1.3 milion stërlina. Reperi i është bashkuar kështu klubit të pronarëve që kanë makina të tilla, përmendim Simon Cowell, Tom Cruise, Tom Brady, Ralph Lauren, Scott Storch dhe Chris Brown. Kemi bindjen se Jay është shumë i ekzaltuar që i shtoi një ekzemplar të ri koleksionit të tij të makinave të shpejtësisë e përbërë nga Rolls Royce Phantom, Ferrari F 430 Spider, Maybach 62S dhe një Pagani Zonda Roadster.

Advertisement