Ljuis Hamiltoni i prish festën “Ferrarit” me një fitore tepër inkurajuese në Çmimin e Madh të Italisë si pilot i “Mercedesit”, ndonëse e nisi garën në një pozicion pas të dyja makinave të ekipit të famshëm italian.

Pilotët e “Ferrarit”, Raikonen dhe Vetel nuk qenë në gjendje të përfitonin nga makina e tyre superiore, ndërkohë që nuk kanë mundur të fitojnë asnjë garë në vendin e tyre që prej vitit 2010.

Advertisement

“Mercedesi” festoi fitoren e katërt rradhazi në pistën e Monzas, ndërsa Hamiltoni shënoi fitoren e pestë personale duke e rritur kryesimin ndaj Vetelit me 30 pikë më shumë.