Sot me siguri rrjetet tuaja sociale janë mbushur plot me foto të miqve me kostume e maskime të ndryshme për Halloween.
Normalisht kësaj feste nuk mund t’i mungonin dhe personazhet e famshëm, familjarët e tyre, e mbi të gjitha fëmijët. E fundit që ka postuar një foto shumë të bukur me “heroin” e saj të vogël është trashëgimtarja e Top Media-s, Sara Hoxha. Ajo ka publikuar një foto me London, ku të dy janë të veshur me kostumet e “Superman” dhe duken vërtetë shumë bukur.
Tani babi Ledioni ska pse të ketë frikë nga personazhet negativ, pasi ka dy “super-heronj” në shtëpi.