Hakmerret ish i dashuri

Është rasti i duhur për t’a thënë, pasi Alex Sturrock, ish i dashuri i artistes ka publikuar në sitin e tij personal fotot e shkrepura këngëtares gjatë periudhës që kanë qenë të lidhur. Galeria e fotove ka shumë shkrepje, madje disa dhe shumë intime që e tregojnë Adele në momente shumë intime të ditës: në shtrat teksa pi duhan e lexon, shëtit nëpër rrugë, shikon nga dritarja e një avioni, bën xheste të çuditshme me fytyrën e shumë e shumë momente nga përditshmëria e saj. Kjo lëvizje është një hakmarrje ndaj Adele, duke qenë se ish partneri i kish kërkuar para nga ajo, pasi pa shitjet fantastike të albumit “21”. Këngëtarja kish deklaruar se pjesën më të madhe të këngëve e kish shkruar si për t’u shfryrë pasi Sturrock e la. 


Advertisement