Asnjë ditë nuk është e qetë për familjen Kardashian. Vazhdimisht ata kanë ndodhi të papritura e probleme që nuk janë aspak të parashikueshme. Djali i familjes Rob Kardashian dhe bashkëshortja e tij Blac Chyna, prej një muaji janë duke shijuar ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, Dream. Por duket se gjërat nuk janë kaq të bukura.
Fillimisht disa hakera kanë zbuluar Instagram-in e Blac Chyna duke bërë publike disa biseda të sajat me mikeshat dhe disa djem të showbiz-it. Në këto mesazhe shfaqet hapur fakti që Chyna nuk e dashuron Rob dhe ankohet vazhdimisht për të.
Fill pas këtyre ka reaguar Rob me anë të një videoje në Snapchat, ku tregon se Chyna së bashku me beben janë larguar dhe e kanë lënë vetëm dhe se ai ndihet tmerrësisht keq.
Nga ana tjetër vjen edhe reagimi i Blac Chyna për të gjithë këtë. Ajo pretendon se Rob e ka fjalëkalimin e saj dhe pasi pa që ajo nuk e tradhton aspak, gjeti disa mesazhe shumë të vjetra dhe i publikoi për t’i mbushur mendjen vetes ndërkohë që tregon se e ka dashur këtë të fundit që prej fillimit dhe është munduar që ta bëjë atë njeri më të mirë, por ai vetëm konsumon ushqime të pashëndetshme, nuk lëviz fare dhe as nuk punon, gjëra këto që e acarojnë pa masë Chyna-n. Nga ana tjetër, ajo ka treguar se edhe kur ishin në pritje të bebes, Rob ka ushtruar vazhdimisht dhunë verbale ndaj saj, sepse ai mendon se ajo e tradhton.