“Anonymous Albania” është një grup i famshëm hakerash shqiptarë, të cilët janë vazhdimisht aktivë në faqen e tyre në Facebook, prej ku nga bëjnë dhe lajmërime të shumta.

Lëvizja e tyre e parafundit ishte ajo ndaj shtetit francez, të cilit konkretisht i kishin sulmuar faqen zyrtare të policisë, si shenjë revolte ndaj vdekjes së shqiptarit Florenc Beqiri. Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme është thënë se grupi ka sulmuar të gjitha faqet zyrtare të qeverisë.

Advertisement

“Duke përfshirë të gjitha ngjarjet e fundit dhe korrupsionin vendosëm që t’i sulmojmë për fundvit të 2017-s. Çfarë kërkojmë për vitin e ardhshëm 2018? Kërkojmë dorëheqjen e qeverisë Edi Rama dhe zgjimin e popullit nga gjumi i korruptuar.”

Po kështu në status raportohet se janë vjedhur informata private nga emaili i kryeministrit dhe se janë parë të gjitha, siç shprehen ata.