Gjithçka filloi kur Rob Sell, një profesionist i kërkimit dhe shpëtimit, i cili gjithashtu punoi në sistemin e sigurisë kompjuterike, u zhgënjye kur pa se askush nuk po kërkonte saç duhej për mijëra njerëz të zhdukur. Ai vendosi të themelojë “Trace Labs”, një projekt i cili përdor burimin e madh hakerave që ndihmojnë në gjetjen e njerëzve të zhdukur nga e gjitha bota.
Ata zgjedhin rastet e personave të zhdukur dhe më pas ua japin hakerave, për lokalizimin e personave të zhdukur, duke krijuar një konkurs mjeko-ligjor kompjuterik për një kauzë. Kjo është një lojë për hakerat, të cilët konkurrojnë mes tyre se kush do gjen më shumë persona të zhdukur. Qëllimi kryesor është kërkimi në internet dhe përdorimi i dark web, për gjurmët e gishtave dixhitalë – fotografi, aktivitet ose gjurmë të tjera dixhitale që do shërbejnë për lokalizimin e të zhdukurve.Në sajë të aftësive të tyre, hakerat mund të gjejnë informacion mbi personat e zhdukur, të cilët zbatuesit e ligjit nuk kanë mundur që ta bëjnë kurrë më parë.