Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Las Vegas gjatë fundjavës së kaluar, ku është plaçkitur një depo e një kompanie suedeze që merret me prodhimin e lodrave të seksit.
Sipas dëshmisë së pronarit të depos, hajdutët kishin vjedhur kutitë në të cilat gjendeshin plot 30 mijë prezervativë, “Këta njerëz vetëm sa kanë sjell humor. Do të ishte më mirë që të më luteshin për të arritur ndonjë marrëveshje për sponsorizim, nëse i kanë dashur për party”, ka shkruar pronari i kompanisë LELO, të lodrave të seksit. Ai gjithashtu i ka cilësuar hajdutët si persona seksualisht të frustruar, duke shkruar: “Hajdutët më të eksituar në histori.”
Por sikur kjo të mos mjaftonte një ditë më pas, të njëjtët hajdut kanë vjedhur në të njëjtën kompani, lodra seksi me vlerë 15 mijë dollarë.“Kushdo që i ka vjedhur prezervativët dhe lodrat e seksit, i ka marrë për testime të ndryshme”, ka shtuar pronari i kompanisë, Davor Solvo.
Vjedhjet janë filmuar nga kamerat e sigurisë, kurse Solvo i ka dorëzuar pamjet tek policia në Las Vegas.