Hajdutët futen në shtëpinë e Robert De Niros, aktori ndodhej brenda me vajzën!

Policia në Nju Jork ka arrestuar një 30-vjeçare që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e aktorit të njohur hollivudian Robert De Niro, raportojnë mediat amerikane.

Sipas raportit të Policisë, autorja kishte tentuar të hynte në disa banesa të ndryshme në pjesën e sipërme të Manhatanit, deri sa vuri re shtëpinë e aktorit 79-vjeçar.

Advertisement

Policia ndodhej shumë pranë vendngjarjes, dhe arriti të veprojë menjëherë duke e kapur atë në flagrancë, në katin e dytë të ndërtesës duke përdorur iPadin e aktorit si dhe duke vjedhur dhuratat e Krishtlindjes.

De Niro dhe një prej vajzave të tij ndodheshin në banesë, por në një pjesë tjetër të shtëpisë, duke mos qenë në dijeni të vizitores së paftuar.

Policia, por edhe një përfaqësues i aktorit nuk dhanë informacion për mediat, lidhur me vjedhjen në banesën e De Niros që ai e ka marrë me qira në Manhattan.