Hajde kursim hajde…

E pabesueshme. Një modele 22 vjeçare në Angli ka vendosur të fillojë të kursejë seriozisht për të paguar në të ardhmen operacionet kirurgjikale estetike të së bijës, e cila është vetëm 4 muajshe. Përse? Mami Emily Bramley, dëshiron që e bija Maddie të ndjekë hapat e saj dhe të ketë të njëjtin profesion si ajo kur të rritet. Me këtë objektiv afatgjatë, vajza tashmë ka vënë mënjanë 1.900 euro. “Nëse do të dëshirojë të zmadhojë gjoksin atëherë do të ketë paratë për t’a bërë një gjë të tillë. Modelingu është një profesion i shkëlqyer që të jep mundësinë të argëtohesh dhe të fitosh shumë para. E di se Maddie kur të rritet do të më falenderojë për këtë që po bëj për të”,- ka deklaruar modelja për THE SUN. Po ju po kurseni? Me siguri për ndonjë operacion plastik apo jo? :p

Advertisement