Këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Orgesa Zaimi ka qenë e ftuara e radhës e emisionit “Pasditja ime” në “RTSH”.
Këngëtarja e muzikës live njihet gjithashtu edhe për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë të të veshurit. Në studion e Eraldo Rexhos ajo ka sjellë disa nga veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.
Fustani që na ra në sy ishte ai i fejesës së saj. Orgesa ka treguar se ai është “vintage” dhe i punuar i gjithi me dorë. “Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – ka rrëfyer Zaimi teksa ka treguar fustanin e kuq, të qendisur.
Sa i përket muzikës Orgesa ka treguar se këngës së festivalit “Ngrije zërin”, do t’i bëjë së shpejti edhe një videoklip.