Këngëtarja e njohur shqiptare na ka treguar shpesh se nuk e ka problem të publikojë video apo foto duke tymosur kanabis në rrjetet sociale.

Por, së fundmi Enca na ka habitur me postimet në Insta Story. Ajo ka qenë duke bërë thonjtë tek estetistja dhe ka vendosur që një prej tyre ta dekorojë me kanabis. Këngëtarja ka publikuar në Insta Story disa video ku ka treguar edhe proçesin e  tyre.  Vetë ajo i quan “thonjtë ilegal”. Ndërkohë një ditë më parë këngëtarja ka publikuar një foto nga Amsterdami ku shkruante “Amsterdam, ishte kënaqësi”.

Advertisement

Mesa duket Enca  është frymëzuar nga Amsterdami për realizimin e “thonjve ilegal”.