Habit Emily Ratajkowski! Shpenzon më pak se 200€ për dasmën e saj

Modelja seksi, Emily Ratajkowski i habiti të gjithë me martesën e papritur me producentin e filmave Sebastian Bear-MC Clard.

Ajo kishte vetëm disa javë që i kishte dhënë fund lidhjes së saj të gjatë me ish të dashurin Jeff Magid dhe më vonë ishte përfolur për lidhjen me producentin në fjalë.

Advertisement

Megjithatë ajo që tërhoqi vëmendje nuk ishte vetëm celebrimi i papritur, por edhe veshja e thjeshtë dhe modeste e modeles. Emily nuk kishte zgjedhur të të bënte një dasmë të shtrenjtë siç jemi mësuar të shohim zakonisht nga VIP-at, përkundrazi vlera e gjithë celebrimit të saj nuk kalon 200 Euro shpenzime.

Ajo u paraqit me një kostum ngjyrë mustard, si dhe një kapele të zezë dekoruar me rrjetë rreth e përqark, të gjitha të Zara-s. Pantallonat kushtojnë 69.90 Euro, ndërsa xhaketa, 129 Euro. Pjesa tjetër i mbetet kapeles.

Sigurisht që të gjtihë kanë pritur më shumë nga ylli i modelingut, por mesa duket asaj nuk i nevojiten veshje të shtrenjta për të shkëlqyer, pasi dhe me 200$ dukej shumë e bukur.