Habit Beyonce! Bën blerje në një dyqan me çmime të lira (Foto)

Familja e saj mund të konsiderohet pa frikë si një nga më të pasurat të showbizit ndërkombëtar, por kjo nuk e pengon atë të bëj blerje në një dyqan të lirë (Target) i njohur për ulje masive.

Po flasim për Beyonce, e cila është fotografuar nga një prëj shitëseve të dyqanit (Target) së bashku me të bijën, Blue Ivy.

Advertisement

“Praaaa pashë Beyonce- n në punë sot.”,- ka shkruar shitësja krah fotos së publikuar në Twitter.

“Nëse Target është i mirë për Beyonce- n, Target është i mirë për të gjithë ne.” komentoi dikush.

“Beyonce bën blerje te target. Unë bëj blerje te Target. Teorikisht jemi miq të mirë.”,- ka komentuar një tjetër.

Mesa duket çmimeve të lira nuk i reziston dot askush, pavarësisht pasurisë që mund të ketë.