Haaland është lojtari i tretë në histori që ka shënuar pesë gola në një ndeshje të vetme në Ligën e Kampioneve!

Haaland shënoi me këmbën e majtë, me të djathtën, me kokë dhe me 11 metërsh në ndeshjen ndaj Lajpsigut, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Bëhet fjalë për një 5-golësh perfekt, pasi janë realizuar me këmbë dhe kokë. Por Haaland, në përfundim të ndeshjes me gjermanët ka shkuar më tej se kaq me rekordet e arritura. 39 gola në 36 ndeshje këtë sezon duke tejkaluar 33 të Agueros në 2016-17, që ishte rekordi i të gjitha kohërave të klubit.

Advertisement

Në 2808 minuta lojë realizon gol çdo 72 minuta 33 gola në 25 ndeshje në karrierë në Ligën e Kampioneve, i dyti në këtë renditje speciale pasi vendin e parë e mban Ruud Van Nistelrooy me 34. Por që sulmuesi norvegjez i ka të gjitha mundësitë për ta kaluar këtë shifër.

Gjithashtu bëhet futbollisti me moshën më të re që ka shënuar 33 gola në Ligën e Kampioneve, në historinë e kësaj veprimtarie. Me 22 vjet e 236 ditë, ka kaluar rekordin e mëparshëm të Mbappè 22 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampioneve të luajtura në fushën e vet. Tashmë është sulmuesi më i mirë sezonal në historinë e Manchester City

Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë në një sezon të vetëm në Champions League në historinë e City me 10 gola të realizuar deri tani. Një gol për çdo 6 topa të prekur. Dy gola në 78 sekonda. Nga ai i 1-0 realizuar me 11 metërsh te ai i 2-0 me kokë: i treti më i shpejtë në historinë e Champions League.

Ai është gjithashtu lojtari i parë i Premier League që arrin të realizojë 5 herë nga 5 gola në një sezon që nga 2016-2017 kur realizoi Harry Kane.

Ka realizuar 5 nga 5 11-metërshat për Sitin. Dhe në karrierën e tij 32 nga 34, me një saktësi prej 94,1% nga pika e bardhë. Dhe trajneri Guardiola thotë: “Ai ka një mentalitet të mahnitshëm, është një djalë i jashtëzakonshëm, qesh dhe bën shaka me të gjithë. Pastaj kur ka diçka për të bërë, ai e bën atë. Ai ka shënuar gjithmonë. Eshtë unik. Është një gjë e mahnitshme. Nëse shikoni numrat, askush nuk mund të konkurrojë me të”.