Gwyneth Paltrow & Chris Martin këngë së bashku

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin po planifikojnë të bëjnë një këngë së bashku dhe do t’ja dedikojnë fundit të marrëdhënies së tyre.

Gjatë një interviste të fundit në radio, vokalisti i Coldplay ka rrëfyer se si u frymëzua për këtë bashkëpunim.

Advertisement

“Është e njëjta gjë sikur ndahesh nga një mik ose kur dikush ndërron jetë. Kur trishtohesh e kalon një periudhë të keqe, dëshiron të ringrihesh”, ka thënë Martin.

“Gwyneth erdhi tek unë me disa vargje të shkruara dhe i sugjerova ta këndonim bashkë këtë këngë”, është shprehur këngëtari.

“Në fillim ajo refuzoi për shkak se ndihej e pa sigurt, po tani po punojmë bashkë për këtë projekt”, ka përfunduar vokalisti i Coldplay.