Gwen Stefani risjell veshjet e saj ikonike në videon e “Let Me Reintroduce Myself”

Është e pamundur të mos e duash Gwen Stefani! Këtë e themi akoma me më tepër bindje pasi kemi parë videon zyrtare të “Let Me Reintroduce Myself”, singëlli i fundit i artistes publikuar në fund të vitit 2020.

Në klip artistja risjell të gjithë pamjet më ikonike të saj që kanë shënuar karrierën dhe historinë e muzikës, përmendim atë të  “Don’t Speak”, hiti i No Doubt (1996), e deri tek “Love. Angel. Music. Baby.”, albumi i parë i saj si soliste.

Advertisement

 

Këtu poshtë gjeni një galeri me të gjithë referencat e veshjeve që ka postuar Gwen.

 

“Kjo këngë është menyra ime për të thënë që jam rikthyer në muzikë, me materiale të reja. Ēshtë një këngë zbavitëse, që të gëzon zemrën, sepse ky ka qenë dhe qëllimi im gjatë kësaj kohe. Ideja ishte që të shkruaja një këngë që të kish nota nostalgjie brenda ndaj ishte normale që të kthehesha në rrënjët e mia ska dhe raggae. Jam po e njëjta por me diçka të re”,- deklaroi artistja.