Gwen Stefani dhe Blake Shleton planifikojnë të martohen në vitin 2021

Gwen Stefani dhe i fejuari i saj, Blake Shelton, duket se kanë filluar të marrin vendime të tjera për të ardhmen e tyre.

Ditë më parë Stefani pranoi propozimin e Shelton për fejesë, pas pesë viteve që ishin në lidhje dashurie, shkruan Mirror. Sipas disa burimeve, dyshja tashmë kanë vendosur që të kurorëzohen në vitin 2021.

Advertisement

Ani pse lajmi është bërë i ditur, çifti i njohur ende nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme për ceremoninë e planifikuar.

Vlen të përmendet se Gwen u divorcua nga ish-bashkëshorti, Gavin Rossdale, në vitin 2016, pas 13 vite martesë.

Ndërsa në vitin 2015, ajo u takua me Blake në edicionet e “The Voice”, ku ishin që të dy pjesë e jurisë.