Gruaja e aktorit tregon sesi mësoi për tradhtinë e tij kur ishte shtatzënë

Bashkëshortja e aktorit të njohur Kevin Hart ka treguar në një dokumentar të publikuar nga Netflix momentin e parë kur u përball me tradhtinë e aktorit rreth 2 vjet më parë. Eniko u shpreh se ishte në muajin e 8 ose të 9 të shtatzënisë kur pa videon e Hart me një grua tjetër.

“E mora vesh nga një video që më nisën në Instagram ku Kevin ishte me një femër tjetër. Isha shtatzënë në atë kohë, në muajin e 8 apo 9. Po haja mëngjes dhe hapa telefonin, e humba fare. Ishte një luftë çdo ditë, vetëm dyshoja por nuk doja të hiqja dorë nga familje, doja që djali im ta njihte babain e tij. Por tani e kemi kaluar, ai është bërë njeri më i mirë për shkak të asaj ngjarje”, -ka theksuar ajo.

Advertisement

Ndërsa komendiani Kevin Hart theksoi se është shkatërruar kur ka parë në çfarë gjendje e kishte çuar partneren tij dhe se tashmë çdo gjë kishte kaluar dhe marrëdhënia e tyre ishte mjaft e fortë.

/Opinion.al/