Tre persona që vranë një shtetas në Mat në shtator të vitit 2014 janë dënuar me 57 vite burg në total.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke dënuar përkatësisht me 25 vite burg Përparim Bojën, 17 vite Astrit Bojën dhe 15 vite Fatjon Canin.

Advertisement

Të tre këta shtetas, në vitin 2014, vranë dhe groposën shtetasin Fatjon Barmeta, që punonte kamerier, pasi ata dyshonin se ai kishte ngacmuar gruan e Përparim Bojës.

Në bazë të ekspertizës së kryer në atë kohë, vrasja e të riut Barmeta ishte kryer pasi ata e kishin lidhur me tela, kishin  hapur një gropë dhe e kishin hedhur në të, duke e mbuluar për së gjalli.