Home Celeb Grey: Nuk marr më pjesë në sagën e “Fifty Shades”

Grey: Nuk marr më pjesë në sagën e “Fifty Shades”

0
Grey: Nuk marr më pjesë në sagën e “Fifty Shades”

Mbremjen e djeshme “Fifty Shades Freed” ka dhënë premierën në Paris, ku pjesë e saj janë bërë dhe aktorët e filmit.

Gjatë prezantimit të pjesës së tretë të sagës së famshmë ka folur dhe aktori protagonist Jamie Dornan, i cili ka thënë se kjo është hera e fundit që interpreton personazhin Christian Grey. Aktori 35-vjeçar deklaroi se është “shumë i vjetër” për të qenë pjesë e skenave erotike si ato të filmave që bazohen në librat e E.L. James.

“Mendoj se kam mbaruar me këta filma. Nuk ka më libra, të tre i kemi bërë. Vetëm nëse Erica shkruan një tjetër. E di që jam i vjetër për këto gjëra tani”, tha Dornan.