Greqi – Përvjetori i vrasjes së 15 vjecarit nga policia risjell protesta të dhunshme

Rreth 150 të rinj janë arrestuar pas përleshjeve me policinë greke në Athinë mes të cilëve dhe 3 shqiptarë. Vdekja e adoleshentit grek Alexandros Grigoropoulos një vit më parë pasoi me protesta të dhunshme. Ndërkohë që edhe janë regjistruar në Athinë përleshje të dhunshme mes anarkistëve dhe policisë. Policia greke realizoi dje një aksion të befasishëm në zonën e njohur të anarkistëve, Exarchia në Athinë dukë shoqëruar në polici dhjetëra persona, mes të cilëve në pranga përfunduan dhe 5 italianë dhe 3 shqiptarë. Mediat greke bënë të ditur se mbi 10 mijë policë, mbuluan zonën e rrezikuar nga protestuesit, pa llogaritur shërbimet sekrete mes civilëve pasi mori goditjen e parë me gurë. Gjatë protestës së djeshme tre makina të policisë u ndezën në flakë, ndërsa shumë persona u plagosën. Ministri i Rendit Publik, Michalis Chrisochoidis theksoi se nuk do të lejojë që vandalët të gjunjëzojnë Athinën si vitin e kaluar.

Advertisement