82 civilë janë vrarë brenda shtëpive të tyre në Siri. Burime nga Kombet e Bashkuara i thanë CNN se civilët janë vrarë gjatë aksionit për marrjen e qytetit të Aleppos nga forcat e regjimit të Assad përkundër atyre të shtetit islamik ISIS, që e mbanin deri më sot të pushtuar.

Bëhet me dije se mes të vrarëve ka edhe gra e fëmijë, të vrarë jo qëllimisht nga plumbat apo bombat e hedhura.

Advertisement

Kjo betejë është zhvilluar në pjesën lindore të këtij qyteti, e fundit e mbajtur nga rebelët, të cilët kanë rezistuar shumë për ta mbajtur atë, por pa ia dalë dot mbanë.

Që prej fillimit të luftës në Siri 6 vite më parë raportohet se janë vrarë më tepër se 600 mijë njerëz, mes të cilëve edhe gra e fëmijë të pafajshëm.