Gotye – Somebody That I Used To Know (feat. Kimbra)

Kjo është një këngë e marrë nga albumi i tij i tretë me titull MAKING MIRRORS dhe ka edhe zërin e këngëtares nga Zelanda e Re Kimbra. Kënga është shkruar nga vetë Gotye dhe tregon për eksperiencat e tij dashurore. "Somebody That I Used to Know" u publikua më 6 Korrik 2011 si singëlli i dytë kryesor i albumit. U prit shumë mirë nga kritika dhe pati sukses të jashtëzakonshëm në Australi, ku qëndroi në vendin e parë të klasifikimit për 8 javë rresht. Kjo gjë nuk ndodhte që prej vitit 1997 me këngën "Truly Madly Deeply" të Savage Garden.

Kënga u votua si nr. 1 në Triple J Hottest 100, 2011, por jo vetëm. Ajo pati një sukses të jashtëzakonshëm edhe në Europë veçanërisht në Belgjikë, Britani, Hollandë, Gjermani, Austri dhe Irlandë ku u pozicionua në vendin e parë. Ndërkohë në atdheun e Kimbra-s në Zelandën e Re kënga u pozicionua po ashtu në vendin e parë. Në Poloni kënga qëndroi në vendin e parë për 18 javë me rradhë duke u bërë hiti më i madh i të gjithë kohërave në Polskie Radio Program III. Kënga vazhdon të pozicionohet shumë mirë duke arritur edhe në vendet e para në klasifikime prestigjoze si Billboard Hot 100. Gjithashtu është përdorur edhe në seriale televizivë si GOSSIP GIRL dhe 90210.

Advertisement