Goodbye Lullaby

Më 8 mars 2011 do të dalë në treg GOODBYE LULLABY, albumi i katërt i kantautores. Singëlli që do t’i paraprijë diskut titullohet WHAT THE HELL dhe do të këndohet për herë të parë në programin televiziv amerikan “Dick Clark’s Rockin’ New Year’s Eve”. Avril ka punuar me bashkëpunëtorët e përhershëm Deryck Whibley, Evan Taubenfeld dhe Butch Walker, si dhe me aturorin e producentin Max Martin. Edhe këtë herë artistja vazhdon të ndajë eksperiencat e saj personale nëpërmjet teksteve dhe muzikës. GOODBYE LULLABY përfaqëson një evoluim të stilit të artistes.

Midis këngëve përbërese të albumit të ri të Avril Lavigne, spikasin këngë si WHAT THE HELL, një himn absolut i argëtimit si dhe kënga STOP STANDING THERE me një atmosferë tipike të grupeve femërore të viteve 50. Avril shpreh mirënjohjen për të gjithë personat më të rëndësishëm të jetës së saj në këngën rock SMILE, eksploron dinamikat e një lidhjeje në këngën PUSH, tregon anën e saj më të brishtë në WISH YOU WERE HERE dhe gjen forcën për të mbyllur një kapitull jete e për të kaluar tek një tjetër në këngën GOODBYE.

Advertisement