Këngëtarja dhe fotografja Rezarta Shkurta ka publikuar këtë të hëne një foto mjaft romantike.
Ajo shfaqet në makinë me bashkëshortin e saj Ermal Hoxha, ndërkohë që ky i fundit është duke i dhuruar një puthje.
“Gjysma ime më e mirë,”-ka shkruar Rezarta krahas fotos. Gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar në rrjete sociale shumë foto dhe video me bashkëshortin e saj.
Aktualisht bashkëshorti i saj është duke vuajtur dënimin në burg për shkak të trafikut të drogës në laboratorin e gjetur në Xibrakë të Elbasanit në vitin 2015.