Gjyqi historik ndaj Trump, priten trazira në New York!

Ish-presidenti Donald Trump pritet të paraqitet në Gjykatë këtë të martë ku do të njihet zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tij.

Autoritet amerikane kanë rritur sigurinë në gjykatën ku do të zhvillohet seanca. Siguria e lartë vjen pasi priten demonstrata pro dhe kundër tij.

Advertisement

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të New York-ut, Juan Merchan nuk ka pranuar mbulim mediatik brenda sallës së gjyqit përveç disa fotoreporterëve.

“Që kjo aktakuzë përfshin një çështje me rëndësi monumentale kjo nuk mund të kontestohet. Në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndodhur kurrë të paditet një president. Dënimi i zotit Trump ka gjeneruar interes të pashembullt publik dhe vëmendje mediatike.”

Edhe vetë avokatët e Trump kërkuan që të refuzohej kërkesa e medias për kamera në sallën e gjyqit.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë pritet të përballet me disa akuza ndër të tjerat, falsifikimin e të dhënave të biznesit, pagesa për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels me të cilën dyshohet se ka patur një lidhje jashtëmartesore, gjatë ditëve të fundit të fushatës presidenciale të 2016. Por Trump ka thënë se është i pafajshëm dhe pritet të konfirmojë sërish pafajësinë e tij para trupit gjykues.

Teksa republikanët kanë reaguar duke e denoncuar si rast, presidenti Joe Biden dhe demokratët kryesore kanë zgjedhur të heshtin.

I pyetur nëse ai ishte i shqetësuar për trazirat e mundshme, Biden u përgjigj duke thënë se kishte besim tek policia e New York-ut.