Shawn Mendes nuk është më beqar! Këngëtari fotografohet me partneren 51-vjeçare!

Shawn Mendes dhe e dashura e tij e përfolur prej kohësh, Jocelyne Miranda janë fotografuaf duke u shoqëruar në Los Angeles. 24-vjeçari ishte veshur me një xhup gri të hapur me kapuç dhe pantallona të shkurtra të zeza, shkruan DailyMail.

E dashura e tij 51-vjeçare me të cilin ai është parë disa herë kishte veshur një xhup me ngjyrë të çelur me pantallona të shkurtra e të vogla. Ata u panë duke mbërritur në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një shëtitjeje.

Advertisement

Muajt e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje, por ende nuk është konfirmuar se nëse ata janë më shumë se miq.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për një romancë të re korrikun e kaluar. Që atëherë, ata janë parë së bashku në dalje të ndryshme dhe Jocelyne është parë shpesh në shtëpinë e tij në West Hollywood.

Ajo gjithashtu mori pjesë në një festë me Shawn në muajin shkurt. Jocelyne ka punuar si kiropraktorja e tij personale që nga viti 2018 dhe madje ka udhëtuar me të gjatë turneut në vitin 2019.