Gjykata e Lartë: Arrest me burg për Durim Bamin

Tashmë është dhënë dënimi edhe për Durim Bamin, të dyshuarin si pjesë e komplotit për të vrarë deputetët Doshi dhe Fufi.Që prej prangosjes së tij, Prokuroria ka ndërruar dy akuza, fillimisht “vrasje e mbetur në tentativë” ndërsa tashmë është kthyer në “kallëzim i rremë”.
Gjykata e Lartë ka dhënë masën “arrest me burg” për 38 vjecarin.
Prokuroria e Përgjithshme e akuzon Bamin se në dy episode ai ka mbajtur qëndrim që përbën vepër penale, fillimisht duke u bërë pjesë e videos Bami – Doshi, ku rrëfehet skenari se si do të vritej deputeti Doshi dhe më pas këtë qëndrim ai e ka mbajtur edhe para ministrit të Brendshëm në dy raste.
Sipas burimeve, Bami sërish i ka qëndruar dëshmisë ku ka thënë se atentati i mbetur në tentativë është sajesë.
Durim Bami rezulton dy herë të tjera i dënuar nga gjyqësori, në një rast në 2004 me 14 vjet burgim për rrëmbim personi, vendim i cili me aplikimet e gjykimit të shkurtuar i ka dhënë menjëherë lirinë.

Advertisement