Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lirojë 7 nga 11 kuksianët e arrestuar për protestën në “Rrugën e Kombit”.
Gjykata vendosi lirimin e 7 protestuesve, mes të cilëve Shpëtim Toda, Xhevahir Hereni, Elton Cengu, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi, Ervis Ruçi, Rasim Onuzi, Vasil Laçi, Abdi Haziri.
Ndërkohë, në burg u lanë Florin Onuzi, Elton Cengu, Vasil Laçi dhe Edmond Matmuja.
Jashtë Gjykatës të afërm dhe qytetarë të shumtë kërkuan lirimin e menjëhershëm të protestuesve, duke paralajmëruar përshkallëzim të protestave.
Edmond Spaho duke folur direkt pas vendimit, u shpreh i pakënaqur dhe tha se PD do protestoje deri në lirimin e plotë të gjithë protestuesve.