Gjobiten me 300 mijë dollarë producentë e Deadpool 2

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë dënuar me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me motor në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017. Read More…

Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente xhirimet u përplas me motor dhe u rrëzua në dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë.

Xhirimet u ndalën menjëherë.

Një hetim nga WorkSafeBC identifikoi pesë shkelje të Ligjit të Kompensimit të Punëtorëve dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, duke përfshirë:

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve duke mos identifikuar rreziqet dhe vlerësuar dhe kontrolluar rreziqet e veprimtarisë së punës dhe duke mos siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme.
• Dështimi për të siguruar që interpretuesja e rolit të jetë në përputhje me Rregulloren duke vënë pajisjet mbrojtëse gjatë xhirimit të skenës me motor.
• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e interpretueses duke mos siguruar një mbikëqyrje të duhur në lidhje me këtë aktivitet pune.
• Dështimi për t’i ofruar aktores interpretuese një orientim të ri të punëtorëve.
• Udhëzimi i aktores që të mos vërë kaskë motorike gjatë xhirimeve me motor.

Burimi: Epoka e re