Ava Max, pjesë e kolonës zanore të filmit “Scooby Doo”

Këngëtarja shqiptare e njohur botërisht me emrin e saj të artit, Ava Max, do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”. Read More…

Është bërë e ditur se këngëtarja shqiptare e quajtur Amanda Ava Koci, e njohur botërisht me emrin e saj të artit, Ava Max, do të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit më të ri të “Scooby Doo”.

Advertisement

Ndër 12 këngët e albumit të kolonës zanore të filmit të animuar është dhe kënga më e re e artistes shqiptare, “On Me”, që do të publikohet këtë muaj në SHBA.

Ajo ka bërë të ditur për fansat e saj se është duke punuar në këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar, mjaft të njohur.

“On Me” titullohet kolona zanore të cilën do ta këndojë Ava Max, në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown dhe do të publikohet më 15 maj.

E lumtur për këtë projekt, këngëtarja emri i vërtetë i së cilës është Amanda Ava Koci, ndau me ndjekësit në Instagram një pjesë të vogël të këngës, shoqëruar me animacionet e filmit.

 

Burimi: Albinfo.ch