Është tjetër gjë të të thonë sa ngjan me Rihanna-n dhe komplet tjetër gjë që edhe vetë Rihanna ta pranojë sa ngjan dikush me të.
Pikërisht kjo i ndodhi 28-vjeçares, Priscila Beatrice, e cila ngjan aq shumë me Rihanna-n, sa të gjithë njerëzit në TikTok janë konfuzë. Madje, aq konfuzë sa e kanë rikthyer sërish në vëmendje, edhe pas 3 viteve.
Beatrice postoi një video në TikTok, duke rikrijuar look-un e Riri-t në “British Fashion Award” dhe ishte super e vështirë t’i dalloje.
Një llogari e njohur në Instagram, The Shade Room, postoi Beatrice në Instagram, Rihanna e pa dhe komentoi: “Ku është albumi, motër?”, nisur nga komentet që i bëjnë fansat herë pas here.
E ndonëse ngjarja ka ndodhur në 2020-ën, sërish momenti është bërë viral dhe Beatrice është rikthyer në #fyp e njerëzve.