Gjithë arsyet pse të dëgjuarit muzikë, direkt sapo zgjoheni, mund të bëjë mrekullira për ju!

Muzika sjell më të mirën tek njerëzit, veçanërisht në mëngjes. Nëse zakonisht zgjoheni të përgjumur, të lodhur dhe thjesht doni të flini më gjatë, aktivizoni një listë me këngë dhe kënaquni me hitet tuaja të preferuara! Do të ndiheni menjëherë më të lumtur dhe më produktivë. Një detaj i vogël në mëngjes mund të ndikojë në mënyrën se si shkon e gjithë dita juaj! Ja disa prej të mirave që mund t’ju sjellë “muzika për mëngjes”:

1. Ul nivelet e kortizolit

Advertisement

Ju mund të ndiheni më pak të stresuar duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, sipas një studimi. Hormoni i stresit, kortizoli, do të ulet dhe duket se muzika shpejton kohën e rikuperimit pas një ngjarjeje që shkakton stresin. Pra, duke e filluar ditën tuaj me një këngë të mirë, mund të lehtësoni stresin e shkaktuar nga faktorë të jashtëm dhe ky mund t’ju shërbejë si një fillim i mbarë i ditës.

2. Rrit nivelet e dopaminës

Humori juaj menjëherë ndryshon kur luhet një melodi. Muzika mund të nxisë prodhimin e hormonit dopamine, i cili është një nga hormonet “e lumtur” që lidhet drejtpërdrejt me kënaqësinë. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e disa ndjenjave negative.

3. Nxit kujtimet

Muzika mund t’ju ndihmojë të mbani mend më shumë, pa marrë parasysh nëse ju pëlqejnë meloditë optimiste ose më të ngadalta. Funksioni juaj njohës do të përmirësohet dhe me kalimin e kohës, do të përfitoni nga një kujtesë më e fortë.

4. Forcon sistemin imunitar

Dëgjimi i muzikës mund të forcojë sistemin tuaj imunitar. Tingulli i melodive ndihmon trupin të prodhojë më shumë antitrupa dhe qeliza natyrore “vrasëse”. Në thelb, sistemi juaj imunitar do të jetë më efektiv në luftimin e çdo sëmundjeje.

5. Rrit kreativitetin

Para se t’i drejtoheni kompjuterit në tavolinë apo laptopit, vendosni kufjet dhe dëgjoni pak muzikë, veçanërisht meloditë e lumtura. Kjo do t’ju bëjë më kreativë dhe rrjedhimisht, edhe më produktivë në punë.